Vllaznia rikthehet te fitorja, mposht Teutën mes spektaklit

Vllaznia rikthehet te fitorja, mposht Teutën mes spektaklit

Vllaznia u rikthye te fitorja, teksa mposhti me shifrat 4-2 Teutën në stadiumin “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligë. Shkodranët kaluan shumë shpejt në avantazh, teksa ishte Latifi, i cili pas vetëm 51 sekondave lojë, e dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje nga jashtë zone.

Në minutën e 7-të, Dianje shfrytëzoi në maksimum një krosim nga e majta, për të shënuar të dytin për Vllazninë. 9 minuta më vonë ishte përsëri Latifi, që realizoi edhe të tretin pas një kundërsulmi.

Megjithatë Teuta nuk u dorëzua dhe në minutën e 18-të rihapi sfidën me Rubin Hebajn. 4 minuta para fundit të pjesës së parë, Lorenco Vila ngushtoi diferencat në 3 me 2. Pjesa e dytë nisi me Vllazninë më kërkuese, por goli i qetësisë erdhi në minutën e 74, kur Fjoart Jonuzi me një gjuajtje spektakolare, mposht portierin Qirko.

Në fund Teuta e mbylli me 10 lojtarë, pasi Qaqi u ndëshkua me të kuq për goditje me bërryl ndaj Aralicës. Vllaznia mban vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy