Ajaxi mendon për Xavi Hernandez

Ajaxi mendon për Xavi Hernandez

Dyshimet në lidhje me qëndrimin e Xavi Hernandez tek Barcelona janë shoqëruar me interesin e një ekipi shumë të famshëm jo vetëm në Hollandë por edhe në Europë.

Flitet për Ajax Amsterdamin, drejtuesit e të cilit ende nuk e kanë përcaktuar se cili do të jetë traineri për vijimësinë, pas largimit të John van’t Schip në fundin e sezonit.

Mënyra se si e interpreton lojën dhe promovimi i talentëve pëlqehet shumë nga hollandezët, të cilët mund ta bindin për të filluar një eksperiencë të re në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’, edhe pse fillimisht synimi i ish mesfushorit të Barcelonës dhe ‘’ La Furia Rojas ‘’ ishte largimi nga stoli për një sezon.

44 vjeçari vijon maksimalisht i fokusuar tek sezoni aktual, pavarësisht se spanjollët e kanë humbur luftën me Real Madridin në La Liga dhe u eleminuan nga Paris St Germain në Champions League.

Mbetet për tu parë vendimi i Xavi Hernandezit, trainer i cili deri më tani numëron një Superkupë dhe një La Liga me ekipin e zemrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy