Pas Erdenis Gurishtës dhe Liridon Latifit, Vllaznia ka zyrtarizuar edhe një tjetër largim. Mbrojtësi Dajan Shehi, e ka mbyllur me shkodranët. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i Vllaznisë, që ka njoftuar largimin e futbollistit. Lojtarit i kishte përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos zgjasin bashkëpunimin mes tyre. “Vllaznia bën të ditur se futbollisti Dajan Shehi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës tonë. Rrugëtimi i tij i dytë me fanellën kuqeblu merr fund këtu. E falënderojmë për gjithçka ka dhënë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, lexohet në komunikatën e klubit.



