
Botërori i Katarit pritet të ndikojë shumë në të ardhmen e Cody Gapkos .
Sulmuesi ka spikatur tek Hollanda dhe nga ana tjetër drejtuesit e Psv Eindhovenit kanë filluar të fërkojnë duart , me qëllimin e mbushjes së arkave.
Manchester United është një ndër ekipet më të interesuar për golashënuesin që mesa duket mbetet favorit për transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’.
Largimi i Cristiano Ronaldos pavarësisht se nuk i përmbushi pritshmëritë , sigurisht do të lërë një boshllëk në ofensivën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ të cilët mesa duket e kanë gjetur zëvëndësuesin e portugezit.
Hollandezët e kanë përcaktuar paraprakisht çmimin për largimin e Cody Gapkos i cili arrin 50 milionë eurot, shifër aspak problematike për një ndër klubet më potentë në aspektin ekonomik.
20 herë kampionët e Premier Leagues pritet të jenë një ndër protagonistët e merkatos verore dhe Erik Ten Hag e konsideron bashkombasin një vlerë të shtuar për këtë Manchester United që synon vetem sukseset në të ardhmen.
Gjashtë sezonet në ‘’ Phillips Stadion ‘’ dhe shkëlqimi me kombëtaren e ‘’ Tulipanëve ‘’ janë shpërblyer tashmë dhe mbetet për tu parë se si do të përfundojë kjo histori për një ndër talentët e të ardhmes në futbollin më spektakolar në glob.



