Bejzade: Laçi e meritoi fitoren, te Vllaznia mungon shpirti i garës

Bejzade: Laçi e meritoi fitoren, te Vllaznia mungon shpirti i garës

Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, u shfaq i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Vllaznisë.

Për MCN TV, Bejzade deklaroi se skuadra e tij e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se te shkodranët mungon grinta.

Ne nuk shikojmë tabelën, në çdo ndeshje futemi për fitore. Çunat treguan karakter, sepse e pësuam që në fillim. Krijuam shumë raste për shënim edhe në pjesën e parë. Goli i barazimit na rriti më shumë moralin për të arritur objektivin fitore.

Tresa e justifikoi veten, e kam thënë që është lojtar me të ardhme. Ka edhe lojtarë të tjerë të talentuar. Vllaznia është ekip i fortë dhe i mirëorganizuar. Kishte ndryshuar sistemi dhe lojtarët. Na i bënë pak të vështirë. Vllaznia është ekip i fortë dhe mund të dilte ndeshja barazim, por ne e merituam fitoren.

Diferencën e bëri edhe shpirti i garës. I kisha porositur lojtarët që nëse nuk jepnin maksimumin do ishte e vështirë. Unë kam qenë vetë pjesë e Vllaznisë, aty gjithmonë mungon grinta, sidomos në ndeshjet në transfertë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy