Shkëndija vendos për trajnerin e ri, rikthen Qatip Osmanin

Shkëndija vendos për trajnerin e ri, rikthen Qatip Osmanin

Qatip Osmani pritet të jetë trajneri i Shkëndijës së Tetovës për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë ishin prej kohësh në kërkim të një trajneri dhe tashmë duket se kanë vendosur.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija ka arritur marrëveshjen me Osmanin dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Bëhet fjalë për një rikthim për trajnerin 52-vjeçar te Shkëndija, me të cilët ka fituar edhe 3 tituj kampion.

Do të jetë kjo hera e katërt që Qatip Osmani do të rikthehet për të udhëhequr klubin e Shkëndijës, pasi i njëjti deri më tani kishte udhëhequr këtë skuadër në tre periudha të ndryshme.

Fillimisht nga korriku i vitit 2010, deri fundin e shtatorit të vitit 2011, pastaj nga marsi deri në fundin e korrikut të vitit 2012, si dhe nga qershori i vitit 2017, deri shtatorin e vitit 2019-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy