Julio Enciso, objektiv i Chelseat

Julio Enciso, objektiv i Chelseat

Paraqitja e mrekullueshme e Julio Encisos në sfidën e djeshme kundër Kolumbisë, e vlefshme për Kupën e Amerikës, e ka përfshirë në listën e Chelseat për merkaton e verës.

Paraguajani bëri maksimumin edhe pse ‘’ Los Guaranies ‘’ e nisën me humbje. Momentalisht vlera e kartonit të mesfushorit në merkato i arrin 22 milionë eurot, e cila mund të shënojë rritje deri në 60 milionë euro.

Teknika dhe shpejtësia e shëndërrojnë 20 vjeçarin në një element ideal për futbollin anglez dhe vijimësia në këtë kompeticion mund të jetë determinante për tu bërë pjesë e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ gjatë kësaj periudhe.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ishi i Libertad Asuncion e ka bërë krenar trainerin Daniel Garnero, të cilin e presin edhe dy sfida me ‘’ Los Albirrojos ‘’, respektivisht kundër Brazilit dhe Kosta Rikës.

Të pretendohesh nga Chelsea sigurisht është një vlerësim më tepër dhe një motiv për të dhënë më të mirën në të ardhmen, nga ky lojtar që prej dy sezonesh është pjesë e Brightonit.

Një ndër politikat e këtij klubi është transferimi i talentëve në ‘’ Stamford Bridge ‘’, të cilët do të jenë përfaqësuesit e ish fituesve të Champions Leagues në të ardhmen e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy