
MCN, do të sjellë këtë fundjavë, plot shtatë ndeshje për publikun shqiptar.
Superiorja luan javën e pestë dhe ndeshjet janë ndarë në dy ditë. Të premten, në orën 15:00, Tirana-Erzeni do të transmetohet në MCN 24. 3 orë më vonë, luhet derbi Dinamo City-Partizani, sfidë kjo e cila do të transmetohet në MCN TV.
E shtuna rezervon tre përballjet e radhës, Egnatia-Laçi, transmetohet në MCN 24, në orën 15:00, ndërsa Skënderbeu-Kukësi vjen në MCN TV në orën 18:00.
Java mbyllet me Vllaznia-Teuta, në orën 20:15, e cila do të transmetohet në MCN 24.
Edhe dy sfida nga Kategoria e Parë ditën e diel, Flamurtari-Vora dhe Elbasani-Apolonia, të cilat do të transmetohen në MCN 24.



