Manchester United, firmos me Diego Leon

Manchester United, firmos me Diego Leon

Tek Manchester United po punohet me shumë përkushtim për ta filluar ashtu siç duhet sezonin vijues. 

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ prej shumë vitesh kanë mbetur në prapavijë në lidhje me performancat dhe titujt, të cilët megjithatë mbeten një ndër klubet më të pasur të botës.

Ky fakt i ndihmon për të bërë gjithmonë merkato cilësore por pavarësisht kësaj, rezultatet nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

Së fundmi referuar prapavijës, gjigandët e Anglisë dhe më gjerë kanë firmosur me Diego Leon, i cili ishte pjesë e Cerro Portenos në Paraguaj. 

18 vjeçari aktivizohet si anësor i majtë dhe gjatë një interviste para nisjes për në Angli është shprehur:

‘’ Gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e Manchester United. Do të jap maksimumin gjatë fazës përgatitore dhe do të luftoj për një vend titullari ‘’, ishin fjalët e talentit paraguajan.

Duhet kujtuar se në dhjetorin e 2024-tës drejtuesit e Manchester United dhe Cerro Portenos e arritën këtë marrëveshje, e cila sigurisht do ti ndryshojë të ardhmen si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy