
Zvicra triumfoi ndaj Hungarisë, me rezultatin 3-1, në ndeshjen e dytë të Europianit dhe Grupit A.
Helvetët ishin më kërkues dhe dominuies gjatë gjithë takimit, për të marrë tre pikët e para në Euro 2024.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 për zviceranët, që shënuan dy gola me Duah në minutën e 12-të dhe Aebischer në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Hungaria shënoi me Varga në minutën e 66-të, ndërsa Embolo vulosi takimin në 3-1, me golin në fund.
Në Grupin A, Zvicra mban vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe Gjermania kryesuese, që mban vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.



