
Sezoni i shkëlqyer i Victor Osmihen , deçiziv në protagonizmin e Napolit në Serinë A , i ka siguruar pretendentë shumë cilësorë sulmuesit.
Nigeriani tanimë është pjesë e planeve të drejtuesve të Bayern Munchenit , të cilët prej kohësh po kërkojnë një zëvëndësues për Robert Lewandowskin, mungesa e të cilit ndihet ende në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Sipas ‘ Sky Deutchland ‘, në muajin e kaluar kanë filluar kontaktet ndërmjet gjermanëve dhe 24 vjeçarit por gjithçka do të varet nga qëndrimi i Aurelio Di Laurentis , peticioni i të cilit konsiderohet i ekzagjeruar nga drejtuesit e Bayern Munchenit.
Megjithatë, mënyra e lojës së ishi-t të Lilles preferohet nga traineri Thomas Tuchel sepse bëhet fjalë për një lojtar që garanton shumë gola gjatë sezonit, fakt i konfirmuar tek ‘’ Il Partenopei ‘’, të cilët janë drejt arritjes së një suksesi historik në Scudetto , pas shumë vitesh.
Nuk përjashtohet as përfshirja e ndonjë lojtari për ta reduktuar shifrën e lartpërmendur , por gjithçka do të varet nga përgjigjja e manjatit të bardhekaltërve .



