
Përballë interesit të Real Madridit për Alexis Mac Allister, drejtuesit e Liverpoolit i kanë bërë me shpejtësi detyrat, të cilët kanë deklaruar pretendimin e tyre.
Më tepër se 100 milionë euro synojnë të arkëtojnë ‘’ Të Kuqte ‘’ për argjentinasin, një lojtar kyç në skemat e trainerit Arne Slot.
Prezenca e 26 vjeçarit i ka dhënë më tepër ekuilibër mesfushës së kampionëve në fuqi të Premier Leagues, i cili e ka kapacitetin edhe për të organizuar lojën dhe gjithashtu shquhet si tejet efektiv në prishjen e aksioneve të rivalëve.
Pretendimi i anglezëve natyrisht në njëfarë mënyre mund ti vërë në vështirësi ‘’ Galaktikët ‘’ por sidoqoftë ky klub ka në krye Florentino Perezin i cili nuk është kursyer asnjëherë gjatë merkatove.
Ndërkohë, ishi i Brightonit ndihet komod tek ish fituesit e Champions Leagues, të cilët e treguan superioritetin në sezonin e shkuar duke e fituar kampionatin për të 20-tën herë.
Adaptimi i ishi-t të Boca Juniorsit ka qenë tejet i shpejtë dhe faktikisht tek një ekip si Liverpooli duhet të japësh gjithmonë maksimumin.
Kur flitet për Real Madridin çdo lojtar fillon edhe entuziazmohet dhe në rastin konkret, referuar edhe lëvizjes së drejtuesve të britanikëve nuk përjashtohet një largim i mundshëm nga ‘’ Anfield Road ‘’, për tu transferuar ndoshta tek ‘’ Los Blancos ‘’, aty ku e pret një skuadër yjesh.



