Chelsea , 52 milionë euro për rikthimin e Abraham

Chelsea , 52 milionë euro për rikthimin e Abraham

Me merkaton e dimrit pas dere, kanë filluar përpjekjet e drejtuesve të Chelseat për ta rikthyer ekipin aty ku e meriton.

Sezoni i kaluar , i cili çuditërisht i la jashtë Europës anglezët , po reflektohet edhe në aktualin.

Natyrisht ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë ndjeshëm larg performancave të viteve të shkuara, pavarësisht investimit të fuqishëm të Todd Boehly-t në dy merkatot e fundit.

Një ndër objektivat e Chelseat për këtë periudhe është Tammy Abraham, ish lojtar i londinezëve, i cili iu bashkua Romës në verën e 2021-shit.

Dëmtimet e shpeshta dhe sidomos shkëlqimi i Romelu Lukakut ia kanë reduktuar mundësitë tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe manjati amerikan ka ofruar 52 milionë euro për ta rikthyer anglezin në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Mauricio Pochettino pretendon shtimin e cilësisë , sidomos në repartin e avancuar , aty ku janë evidentuar shumë vështirësi, në këtë fazë të parë të sezonit.

Chelsea ka marrë pjesë në Champions League në të shkuarën , ekip i konsideruar kandidat potencial për fitimin e çdo trofeu, në Angli dhe jashtë saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy