
Pas largimit të Jose Mourinhos nga Fenerbahçe pretendentët nuk kanë vonuar dhe kanë nisur ofensivën për ta bërë pjesë të tyren.
Përveç disa klubeve në Arabinë Saudite dhe Manchester United në orët e fundit Nottingham Foresti i është bashkuar listës.
Duhet kujtuar se krerët e klubit turk e pushuan nga puna për arsye se nuk arriti ta kualifikojë Fenerbahçen në grupet e Champions Leagues.
Mirëpo, dihet se ‘’ The Special One ‘’ është një ndër më të mirët në training dhe e njeh më mirë se kushdo Premier Leaguen.
Arsyeja e largimit të Nuno Espirito Santos kishte të bënte me mosmarrëveshjet me presidentin Nicholas Randall dhe tashmë 62 vjeçari nga Setubal ka një tjetër mundësi për tu rikthyer në një ndër ligat më kompetitive të Europës.
Kapaciteti në stol dhe sidomos zgjidhja e situatave në momente të vështira janë dy nga cilësitë më evidente të Jose Mourinhos, i cili është shprehur i gatshëm për tu rikthyer në kampionatin ku la gjurmë.
Për Nottingham Forestin do të ishte sigurisht një ndër goditjet më të bujshme në merkaton vijuese, jo vetëm në aspektin sportiv por edhe në atë mediatik gjithashtu.
Momentalisht ‘’ Të Kuqtë ‘’ notojnë në ujërat e mesit të tabelës, pas 3 sfidave të zhvilluara.



