“Do jetë gati në shtator”, nis ndërrimi i tapetit në stadiumin “Air Albania”

“Do jetë gati në shtator”, nis ndërrimi i tapetit në stadiumin “Air Albania”

Nga dita e djeshme në fushën e stadiumit “Air Albania” ka nisur puna për heqjen e tapetit të vjetër, i cili do të zëvendësohet me tapetin e ri të barit dhe gjithçka pritet të jetë gati për në muajin shtator, kur Shqipëria do të rinisë fushatën e ndeshjeve eliminatore kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Procesi i heqjes së tapetit të vjetër si dhe rregullimi i bazamentit zgjat nga shtatë deri në nëntë ditë. Tapeti i ri që do të vendoset do të ketë në përbërjen e tij bar hibrid dhe bar natyral. Për këtë ka folur edhe administratori i stadiumit “Air Albania”, Klejdi Tomorri i cili për FSHF është shprehur se pas heqjes së tapetit dhe rregullimit të bazamentit, do të vijojë puna për shtrimin e tapetit hibrid, duke theksuar se ky është një proces që do kohë, por që do të jetë gati për muajin shtator.

“Kemi filluar nga dita e djeshme heqjen e tapetit të vjetër, proces i cili së bashku me rregullimin e bazamentit do të dojë një kohë nga shtatë deri në nëntë ditë. Më pas do të procedohet me instalimin e tapetit hibrid, i cili do të mbillet me farën e barit. Normalisht është një proces që kërkon dy muaj kohë, por ne jemi duke i afruar proceset me njëra-tjetrën dhe besoj se në datën 5 shtator për ndeshjen e parë që Shqipëria do të luajë këtu ndaj Hungarisë, fusha do të jetë gati dhe në gjendje optimale”, tha fillimisht Tomorri.

Me fushën e re hibride që do të instalohet, Tomorri thekson se do të ketë mundësi që të luhen më shumë ndeshje dhe aktivitete të tjera ekstra sportive.

 “Përzgjedhja e tapetit hibrid është bërë me këtë qëllim, që të mbajë ngarkesë më të madhe dhe mund të përdoret edhe për koncerte apo spektakle që mund të mbahen në fushë”, përfundoi administrator i “Air Albania”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy