
E ardhmja e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland është larg Borussia Dortmund. Futbollisti e ka vendosur dhe dëshiron të largohet nga verdhezinjtë në merkaton e verës.
Thuhet se sulmuesi nuk dëshiron të vazhdojë më te Dortmund dhe për këtë arsye, i ka bërë të ditur agjentit të tij, Mino Raiola, që të nisë nga puna për t’i gjetur një skuadër tjetër për në merkaton e verës.
21-vjeçari ndiqet prej kohësh nga Real Madrid dhe PSG, të cilat duan ta bëjnë pjesë të tyre dhe tashmë mundësinë e kanë. Haaland ka kontratë me Dortmund deri në verën e 2024, por nuk ka ndërmend të qëndrojë aq gjatë në këtë skuadër.



