
Drejtuesit e Chelseat në bashkpunim me trainerin Liam Rosenior natyrisht nuk do ta anashkalojnë fokusin nga merkatoja e verës edhe pse mbetet edhe një fazë e sezonit për tu zhvilluar.
Tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ pretendohet fitimi i titujve në vijimësi dhe për arritjen e qëllimit domosdoshmërisht nevojiten transferime cilësore në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Rodrigo Mendoza i Atletico Madridit është bërë pjesë e planeve të anglezëve i cili para disa ditësh vendosi ta vijojë karrierën në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Gjithsesi pritet një reagim nga spanjollët duke qenë se mbetet për tu parë se çfarë është i aftë të bëjë 20 vjeçari nën urdhërat e trainerit Diego Simeone.
‘’ El Cholo ‘’ kërkon përforcime për ti ardhur në ndihmë fazës më determinante të sezonit.
Rodrigo Mendoza tashmë është pjesë e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, skuadër në të cilën rivaliteti është shumë i ashpër por beson se do t’ia dalë.
Gjithsesi duhet bërë kujdes nga Chelsea, një ekip i projektuar për të qenë i suksesshëm në çdo kompeticion, i cili e dha sinjalin në sezonin e kaluar me fitimin e Conference Leagues.



