
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores minimale ndaj Dinamos.
Për MCN TV, Brdaric, deklaroi se ekipi kishte edhe pak fat, referuar dy shtyllave të kundërshtarit.
Ishte punë shumë e mirë si në fushë edhe jashtë saj. Pjesa taktike ndryshoi sot dhe pamë që lojtarët e merituan fitoren. Ishte dhe pak fat normal. Momenti është në krahun tonë dhe ne kemi investuar dhe urime për ekipin dhe që siguruam ‘Final-Four.’
20 minutat e para më pëlqyen, por ne bëmë gabime teknike dhe i lejuam kundërshtarit mundësinë të krijonte raste. Pas pushimit ndryshuam pak dhe gjetëm më shumë stabilitet. Në 2 raste kishim fat që nuk pësuam dhe në fund të lumtur që fituam 1-0 dhe është një rezultat i mirë për ne. Jam i kënaqur edhe me zëvendësimet dhe kjo do të thotë që ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, por kemi gjithë ekipin gati.



