
Milani e ka nisur vitin me fitore, teksa ka mposhtur Salernitanën në transfertë, në rikthimin e Serie A, pas pauzës disa javore për shkak të Botëroroit.
Kuqezinjtë e Piolit triumfuan me rezultatin 1-2, në një ndeshje pa shumë vështirësi. Dy golat e shpejtë të Leao në minutën e 10-të dhe Tonali në minutën e 15-të, i dhanë fitoren Milanit. Golin e vetëm për venasit e shënoi Bonazzoli në minutën e 83-të.
Kampionët e Italisë, kishin edhe disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë dot topin në rrjetë, kjo është për shkak të portierit Ochoa, i cili bëri disa pritje spektakolare.
Me këtë fitore, Milani mban vendin e dytë me 36 pikë, 5 më pak se Napoli kryesues, që në mbrëmje përballet me Interin.
Ndërkohë sfida tjetër e xhiros së 16-të, Sassuolo-Sampdoria, u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1-2.



