
Duke qenë se hyrja e Paris St Germain në garë për Harry Kane ja ka vështirësuar objektivin Bayern Munchenit , drejtuesit e gjermanëve menjëherë kanë reaguar dhe janë përqëndruar tek një tjetër sulmues cilësor. Dusan Vlahovic, i cili nuk e ka kënaqur aspak Massimilliano Allegrin në sezonin e kaluar, mund ti japë fund eksperiencës me Juventusin në këtë merkato verore. Që nga largimi i Robert Lewandowskit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ , rekordmenët e Bundesligës kanë hasur vështirësi në metrat e fundit pavarësisht sukseseve dhe do të tentojnë ta zëvëndësojnë ashtu siç duhet polakun. Gjermanët kanë ofruar 80 milionë euro për serbin , i cili ka mbetur në prapavijë dhe është distancuar ndjeshëm me të shkuarën e shkëlqyer tek Fiorentina, skuadër me të cilën u aktivizua gjatë katër sezoneve. Bayern Munchen si në çdo sezon është një pretendent serioz për çdo trofe dhe në krahun tjetër drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ synojne të rikuperojnë investimin e bërë në janarin e 2022-shit. 14 gola në 42 sfida konsiderohen pak për një sulmues të këtij kalibri i cili gjithsesi ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve me emër.



