
Ditën e sotme do të luhet dy ndeshjet e Abissnet Superiore, te vlefshme për javë e gjashtë.
Në orën 15:00, Bylis pret në “Adush Muça” Erzenin. Përballë vihen dy skuadra, që kanë bërë surprizën në këtë fillim sezoni dhe do të kërkojnë fitoren.
Në 17:45, Vllaznia luan në transfertë me Teutën. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.
Ekipet nuk vijnë nga një moment i mirë, me durrsakët që barazuan në Kupë me Luzin, ndërsa shkodranët u mposhtën nga Flamurtari dhe për këtë arsye, sot kërkohen 3 pikët.



