
Problemet e theksuara ekonomike të Barcelonës në çdo merkato i hapin dyert lojtarëve cilësorë nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Një ndër më të përfolurit është Memphis Depay i cili nuk ka mundur ta bindë Xavi Hernandezin i cili pretendon më të mirën për të ardhmen .
Megjithatë 28 vjeçari nuk e ka pranuar idenë e largimit dhe sipas ‘ Sport ‘ do ta respektojë kontratën e firmosur me spanjollët me shpresën se gjërat do të ndryshojnë në vijimësi për ishi-n e Lyonit.
Ndërsa në këtë histori drejtuesit e katalanasve mendojne ndryshe sepse largimi i Memphis Depay mund ti mbushë arkat dhe kështu të evitojnë largimin e tij me parametër zero në merkaton e ardhshme verore .
Gjigandëve të La Ligas nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presin për oferta të bujshme gjatë verës dhe të arrijnë njëherë e mirë objektivin i cili do ti jepte shansin për tu hedhur në sulm për të tjera alternativa që mund ta ndihmojnë ekipin e Xavi Hernandezit për të ndryshuar gjatë sezonit 2022-2023 dhe të rikthehet tek titujt e munguar .



