
Nedim Bajarmi ishte heroi i Sassuolos në fitoren 3-2 ndaj Cremonese. Kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat e barabarta 2-2, ishte futbollisti shqiptar, i cili në minutat e fundit shënoi golin vendimtar dhe të fitores për Sassuolon.
Pas ndeshjes, Bajrami u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se ishte një gol i rëndësishëm dhe skuadra duhet të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.
Ishte një gol i rëndësishëm dhe një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ekipin, duhet të vazhdojmë kështu. Rezultati 2-0 është gjithmonë i rrezikshëm, ata shënuan dy gola, por ne reaguam mirë dhe fituam. Ishte e rëndësishme për ne.
Kam humbur dy ose tri herë raste para portës disa javë më parë. Sot hyri në portë dhe unë jam shumë i lumtur. Një gol i rëndësishëm për skuadrën.
Ka shumë ndeshje për të luajtur me Sassuolon dhe këtu ndihem shumë mirë. Djemtë më pritën shumë mirë.



