Xabi Alonso, kandidat për stolin e Manchester City-t

Xabi Alonso, kandidat për stolin e Manchester City-t

Flitet prej kohësh se eksperienca e Pep Guardiolas me Manchester City-n do të përfundojë me të mbaruar sezoni aktual.

Drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ kanë filluar menjëherë përpjekjet për ti gjetur një zëvëndësues, edhe pse s’do të jetë një detyrë aspak e lehtë.

Shumë trainerë po lënë gjurmë në kontinentin e vjetër dhe emri më i përfolur tek anglezët është Xabi Alonso.

Spanjolli e ka ndryshuar historinë e Bayer Leverkusenit, skuadër me të cilën e fitoi për të parën herë Bundesligën në sezonin e shkuar dhe e dërgoi deri në finalen e Europa Leagues.

Megjithatë, drejtuesit e ‘’ Aspirinave ‘’ besojnë se mund ta bindin për të qëndruar në ‘’ BayArena ‘’ këtë trainer, ndër më cilësorët në Europë aktualisht.

Por nuk janë vetëm fituesit në fuqi të Premier Leagues sepse edhe Real Madridi, ish klubi i tij ka shfaqur interes për ta rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Do të jetë një sfidë shumë e vështirë sepse flitet për dy ekipe elite, në kampionatet respektive dhe sidomos në Champions League.

Me arritjet e deritanishme mund të thuhet se 42 vjeçari ka fituar shumë terren në lidhje me një të ardhme të ndritur, ndoshta në pankinën e një ekipi të famshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy