
Chelsea do të luajë derbin ndaj Arsenalit të dielën, me një mungesë të rëndësishme. Christian Pulisic nuk është i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave.
Shkak për këtë është bërë infektimi i sulmuesit amerikan me Covid-19. Pas testeve të kryera së fundmi, është zbuluar se 22-vjeçari është i infektuar me Coronavirus.
Pulisic është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij, në mënyrë që të mos rrezikojë përhapjen e virusit edhe te pjesa tjetër e skuadrës. Trajneri Tuchel nuk mund ta llogarisë lojtarin deri në momentin që ai do të rezultojë negativ.



