Antonio Conte pëlqen Alessandro Florenzin

Antonio Conte pëlqen Alessandro Florenzin

               

 Me  Serinë A pothuajse të siguruar Interi ka nisur prej kohësh analizat për përforcimin e skuadrës .  Sipas ‘’ Calciomercatos ‘’ ndër objektivat e shumtë  të Antonio Contes  është edhe Alessandro Florenzi .   Momentalisht italiani është i huazuar nga Roma tek Paris St Germain  me të cilin e ka ngritur  shumë nivelin e lojës dhe konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga Mauricio Pochettino.   30 vjeçari cilësohet si një lojtar tepër luftarak dhe polivalent  dhe  përshtatet shumë mirë në 3-5-2 -shin e  famshëm të trainerit nga Lecce . Ky i fundit nuk ka mbetur shumë i kënaqur me lojën e Achraf Hakimit dhe  e shikon bashkombasin e tij si goditjen e duhur për krahët . Pavarësisht se  kualiteti i marokenit nuk mund të vihet në pikpyetje  Alessandro Florenzi është një lojtar me tipare më tepër mbrojtëse në krahasim me  ishi-n e Real Madridit dhe do ti bënte punë Interit sidomos nga krahët sepse  shquhet për inkursionet e shpeshta  .  Edhe pse vlera e kartonit të ishi-t të  Romës është rreth  10 milionë euro  ‘’ Les Pariziens ‘’ akoma nuk kanë vendosur qëndrimin e italianit në ‘’ Parque De Prince ‘’ por momentalisht janë të kënaqur me  lojën e zhvilluar  sepse i garanton paraqitjet dinjitoze në javët e mbetura .  Në rastin e një largimi nga Franca , Roma  me të cilën ka firmosur  kontratën deri në 2023- shin ka deklaruar se për ta larguar nga ‘’ Olimpico ‘’ do të kërkojë 15-18 milionë euro . Per arkat e Interit një shumë e tillë nuk është aspak problematike por merkatoja e verës është ajo që do ta thotë fjalën e fundit në lidhje me këtë çështje .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy