Juventus ‘’ peshkon ‘’ tek Chelsea

Juventus ‘’ peshkon ‘’ tek Chelsea

  Me objektiva të qartë , Juventusi vijon rrugën drejt transformimit që do ti afrojë torinezët me sukseset .

Massimiliano Allegri ka analizuar me detaje çdo aspekt ku kanë çeduar ish rekordmenët e Scudettos dhe e ka vënë menjëherë në praktikë teorinë e tij e cila do të përqëndrohet kryesisht në merkato.

Sanksionet ndaj ekipit të Chelseat kanë shkaktuar shumë tronditje në  ‘’ Stamford Bridge ‘’ ku s’përjashtohet ndikimi në vendimarrjen e disa lojtarëve të njohur. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ me një shpirt luftarak si pak të tjera i ka shkelur syrin Emerson Palmierit dhe Jorginhos.  

Huazimi i anësorit të majtë tek Lyoni ka rezultuar një vendim i drejtë i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ por duke iu referuar të ardhmes parashikohet se situata mund të ndryshojë sepse po pritet që Chelsea të kalojë në duart e një tjetër pronari e më pas gjithçka do ti rikthehej normalitetit .

Megjithatë italianët e shohin këtë sanksion ndaj Chelseat një shans për tu përforcuar pavarësisht se sipas ‘ Tuttosport ‘ kontrata e mesfushorit mbetet në fuqi deri në 2023-shin e shoqëruar me  6.8 milionë euro në sezon ndërsa Emerson Palmieri në mbarim të periudhës së huazimit tek Lyoni mund të vishet bardh e zi.

Juventusi është i bindur se peripecitë e të kaluarës do të zhduken me kalimin e kohës sepse projekti i të ardhmes është tepër ambicioz dhe është i fokusuar  vetëm tek ngritja e trofeve , ekip me një eksperiencë të jashtëzakonshme në këtë aspekt .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy