
Barcelona u rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht në shtëpi Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Një gol i shënuar nga Ferran Torres në minutën e 44-t, i dha fitoren katalanasve, që vazhdojnë të qetë në krye të renditjes me 76 pikë, plot 11 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.
Ndërkohë Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 60 pikë dhe i ndërpritet ecuria pozitive e gjashtë fitoreve radhazi në kampionat.



