
Nuk ka zgjatur më shumë se katër ndeshje aventura e trajnerit Stavri Nica në krye të stolit të Teutës. Humbja e pësuar në javën e 19-të të Kategorisë Superiore në “Niko Dovana” kundër Luftëtarit ishte e fundit për 63-vjeçarin në krye të bregdetarëve.
Nica ka vendosur që të largohet përfundimisht jo vetëm nga stoli i Teutës por dhe nga futbolli, ku dhe dje pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se do i jap fund këtij lloj futbolli të luajtur. Nica ka kritikuar ashpër lojtarët e tij pas kësaj disfate që e zhyt Teutën në fundin e tabelës dhe afër rënines në një Kategori më poshtë.
Gugash Magani ishte trajneri që Nica zëvëndësoi tek “Djemtë e Detit” duke qëndruar në pankinë për vetëm katër ndeshje duke marrë dy humbje dhe dy barazime.
Momentalisht Teuta mban vendin e nëntë në klasikimim me 17 pikë të grumbulluara dhe rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.



