Parisi mendon blerjen e Moise Kean

Parisi mendon blerjen e Moise Kean

Paris St Germain ka filluar pak e nga pak të konsiderojë objektivat e merkatos së verës .  Eleminimi në gjysëmfinalet e Champions Leagues nga Manchester City i ka dhënë një leksion të vlefshëm  Mauricio Pochettinos i cili duhet të bëjë  mirë llogaritë për të mos ngecur vitin e ardhshëm në të tilla faza dhe të kurorëzojë kuq e blutë me trofeun e ëndërruar . Fokusi është ndalur tek Moise Kean që e ka bindur Thomas Tuchel për qëndrimin tek Parisi . Aktualisht drejtuesit e tyre po e analizojnë shumë mirë situatën e golashënuesit  dhe krerët e francezëve janë të gatshëm të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit potent , operacion që ndërmjet tyre dhe Evertonit mund të mbyllet për 30 milionë euro. 

21 vjeçari italian ia ka mbushur mendjen argjentinasit se e meriton qëndrimin në ‘’ Parque De  Prince ‘’ sepse në sezonin aktual ka rezultuar një kontribues i shkëlqyer për ‘’ Les Pariziens  “ me 16 gola në 37 ndeshje . Sulmuesi nga Vercelli ka formuar  një treshe magjike me Neymar Junior dhe Kylian Mbappe e cila vijon ta entuziazmojë Parisin pavarësisht se për të dytin sezon rradhazi ishin fare afër metrave të fundit të turneut më të famshëm të Europës .  Ky operacion që me siguri nuk do ti shkaktojë asnjë pendesë Parisit është konfirmuar totalisht nga traineri argjentinas  që do të mundohet të  transferojë elementë efikasë për të qenë më të freskët sezonin pasardhës dhe mos të ngecin më në faza determinante .

Gjithsesi Parisi do të vazhdojë luftën në dy fronte deri në fund si në kampionat ashtu edhe  në kupë , turne ku  do të përballet në gjysëmfinale me Montpellier , ndërsa në Ligue 1 lufton kokë më kokë me  Lillen me 1 pikë diferencë . 3 ndeshjet e mbetura për Parisin konsiderohen jetike dhe duhet të shpresojë në gabimet e mundshme të Lilles për të siguruar trofeun kampion për herë të 10-të  në histori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy