Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba

Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba

Paul Pogba është objektivi kryesor i Realit të Madridit në këtë merkato vere. Mesfushori francez është lojtari që “Los Blankos” kërkon për të përforcuar repartin e mesfushës ku po bën të pamundurën për të bindur që të transferohet në “Santiago Bernabeo”. Sipas të përditshmes madrilene As,  për Pogban madrilenët po kërkojnë të mbledhin fondin e nevojshëm për ti paraqitur Juventusit një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh.

 

Reali nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba dhe në orët e fundit i ka kërkuar kohë menaxherit të tij Mino Rajola, në mënyrë që të përgatisë ofertën e duhur për mesfushorin francez. Për Pogba është inetersuar dhe Manchester United që është një konkurent i fortë për madrilenët duke qene se në krye të “Djajve të Kuq” është tekniku Jose Mourinho.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy