Paris St Germain, insiston për Luis Diaz

Paris St Germain, insiston për Luis Diaz

Përpjekjet e drejtuesve të Liverpoolit për t’ia rinovuar kontratën Luis Diazit vijojnë të mos kenë sukses.

E ardhmja e kolumbianit në ‘’ Anfield Road ‘’ ende nuk është zgjidhur dhe nga ky fakt do të mundohet të përfitojë Paris St Germain gjatë merkatos vijuese.

Kontrata e ishi-t të Portos me ish fituesit e Premier Leagues skadon në 2027-tën dhe sipas prestigjozes ‘ Antena 2 ‘, francezët do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Pretendimet e Luis Enriques janë një urdhër për Nasser Al Khelaifin, i cili vijon të besojë tek projekti i tij, pavarësisht problemeve të hasura, sidomos në Champions League.

27 vjeçari tashmë është shumë i rëndësishëm tek ‘’ Të Kuqtë ‘’, të cilët kanë ndryshuar totalisht me Arne Slot në stol por mosmarrëveshjet në lidhje me pagën mund t’ia vënë shumë shpejt pikën eksperiencës në Premier League.

Duke iu referuar potencialit të presidentit nga Katari, mendohet se një ofertë për Luis Diazin ndoshta do të jetë shumë bindëse, e mjaftueshme për të nisur një aventurë, tek ekipi lider në Francë gjatë sezoneve të fundit.

Janë bërë tre sezone e gjysmë për ekstremin tek gjigandët e Anglisë dhe Europës, drejtuesit e të cilëve synojnë të provojnë përsëri shijen e suksesit, edhe pse rivaliteti vjen duke u ashpërsuar në çdo kompeticion.

9 gola dhe 2 asiste në 18 sfida janë një shifër e cila meriton të merret në konsideratë dhe flitet për një lojtar që pëlqehet shumë nga ‘’ Lucho ‘’, trainer që la gjurmë në të kaluarën me Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy