Barcelona nuk e harron Alberto Moleiron

Barcelona nuk e harron Alberto Moleiron

Orët e fundit kanë rezultuar befasuese për Barcelonën , skuadër e cila mesa duket do ta humbasë garën për Arda Guler , i cili mund të transferohet tek Real Madridi. Megjithatë, kuq e blutë po japin maksimumin gjatë kësaj merkatoje verore dhe drejtuesit janë rifokusuar tek Alberto Moleiro, mesfushor i Las Palmasit. Ishullorët falë një sezoni të shkëlqyer janë rikthyer në Primera Division , fakt që mund ta ndërlikojë disi largimin e 19 vjeçarit , edhe pse ‘’ Los Cules ‘’ e pretendojnë prej kohësh tashmë . Drejtuesit e kampionëve të La Ligas po mendojnë një formulë për ta arritur objektivin , e cila lidhet me huazimin e Alberto Moleiros për një sezon dhe në të ardhmen të vihet nën urdhërat e Xavi Hernandezit, të cilët janë të ndërgjegjshëm se nuk mund ta pengojnë edhe për shumë kohë largimin e nxënësit të Francisco Javier Garcia Pimientas. Gjithsesi , Barcelona e ka të gjithë kohën në dispozicion për arritjen e akordit, pasi flitet për një lojtar që preferohet shumë nga ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , determinant si lojtar dhe si trainer tek skuadra e zemrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy