Aleix Garcia, prioritet për Barcelonën

Aleix Garcia, prioritet për Barcelonën

Edhe pse koha kalon shumë shpejt, drejtuesit e Barcelonës vijojnë maksimalisht të fokusuar për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, një ndër prioritetet e ‘’ Los Cules ‘’ është Aleix Garcia, shumë i rëndësishëm tek Girona.

Flitet se transferimi i spanjollit në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të arrihet për shifrën e 15 milionë eurove, lojtar i cili tanimë ka arritur në stadin për të provuar veten tek një ekip elite.

Një avantazh për ‘’ Blaugranët ‘’ është se 26 vjeçari paraprakisht është shprehur i gatshëm të nisë një tjetër eksperiencë në karrierë, duke qenë se flitet për një ekip i cili mund ta afrojë me titujt kolektivë dhe jo vetëm në të ardhmen.

Eshtë sezoni i tretë për Aleix Garcian në ‘’ Montilvi ‘’, i cili ndihet i privilegjuar për faktin e të qënit pjesë e Gironas, skuadër që mund ta ndryshojë historinë e La Ligas.

Natyrisht pritet edhe reagimi i të drejtuesve të ‘’ Gironins ‘’, për lojtarin nga Tarragona, i domosdoshëm në 11-shen e trainerit Michel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy