Trajneri i Vllaznisë: Është shpejt për të folur për titullin

Trajneri i Vllaznisë: Është shpejt për të folur për titullin

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric, pavarësisht fitores 0-1 kundër Kukësit që e mban +9 pikë nga ndjekësit në Superligë, thotë se është shpejt për të diskutuar për titullin. Sipas gjermanit shkodranët dolën në lojën e tyre në pjesën e dytë, ndërsa padyshim është i lumtur me këtë tre pikësh ndaj një kundërshtari i cili ishte i vetmi që e ka mposhtur.

FITORJA- Dua t’i përgëzoj të gjithë. Një fitore e rëndësishme. Sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më të vështira bëhen fitoret.  Çdo skuadër të kundërvihet kur je në vendin e parë. Dua një skuadër me këmbë në tokë, dhe të përulur. Sot nuk bëmë gjithçka perfekte. Kishim edhe ne vështirësitë tonë. 1-0 është një rezultat i rrezikshëm, por në fund fare i gëzohem fitores që morëm.

MUNGESAT- E nisëm pak ngadalë. Nuk ishim shumë të durueshëm. Në pjesën e dytë, u kthyem në mënyrën tonë të zakonshëm. Patëm mundësi të shënonim golin e dytë. Unë jam i kënaqur, nuk ka si të mos jemi të gjithë të kënaqur me këtë fitore.

NDRYSHIMET NGA NDESHJA E PARË ME KUKËSIN- Kukësi është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë shumë të mirë. Nuk kanë patur rezultate në ndeshjet e fundit. Di të luajë mirë futboll. Edhe në Laç bëri një ndeshje shumë të mirë. E analizuam ndeshjen e parë, për të analizuar gabimet. Në këtë ndeshje bëmë shumë më mirë se ndeshja në Shkodër. Edhe Kukësi do të kishte shanset e veta, gjithsesi jam i kënaqur me fitoren.

LEXIMI I SFIDËS DHE PIKA E DOBËT E KUKËSIT- Në folëm në pushimin e pjesës së parë. Kërkuam të zgjidhnim problemet tona. I zgjidhëm në një farë mënyrë. Kërkuam të gjenim problemet e kundërshtarit dhe ajo ishte rruga që na çoi te suksese.

ÇFARË I MUNGON VLLAZNISË PËR T’U SHPALLUR KAMPION? – Ka edhe 22 javë deri në fund. Është shpejt për të folur për titullin kampion. Ka shumë ndeshje. I lejojmë tifozët e Vllaznisë që të ëndërrojnë. Na pëlqen të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Kjo është mënyra që na pëlqen të luajmë dhe deri tani ka rezultuar e suksesshme”, u shpreh Brdariç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy