Mrekulli e ekipeve shqiptare në Europë, kualifikohet edhe Kukësi e Laçi në Europa League

Mrekulli e ekipeve shqiptare në Europë, kualifikohet edhe Kukësi e Laçi në Europa League

Skuadrat shqiptarë kanë bërë një mrekulli në Europa League. Pas Tiranës dhe Teutës janë kualifikuar edhe Kukësi me Laçin, që kanë eliminuar skuadrat respektive.

I fundit në radhë ishte ekipi i Kukësit, që në Air Albania mposhti 2-1 Slavia-n e Sofias, ndërsa Laçi kaloi më tej me penallti kundër azerbajxhanasve të Keshlas. 120 minutat, 90 të kohës së rregullt dhe 30 të shtesës, u mbyllën me shifrat 0-0, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive buzëqeshi skuadra shqiptare, e cila fitoi 4-5.

Më herët Teuta mposhti 2-0 në Niko Dovana izraelitët e Beitar Jurusalem. Për kalimin e këtij turi skuadrat shqiptare do të marrin nga 240 mijë euro, ndërsa për pjesmarrjen e turit të dytë 260 mijë euro.

Në ditët në vijim UEFA do të njoftojë për kundërshtarët e radhës të skuadrave shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy