
Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Partizanit ndaj Teutës.
Behari deklaroi se duhet mësuar me lojën e trajnerit Shehi te Partizani, që di të vuajë kur ka rezultatin dhe riniset me lojë direkte.
Vështirësitë për Tetovën do të jenë të mëdha, për tu përshtatur lojtarët e rinj.
Ndoshta duhet të fillojmë të mësohemi me lojën e Shehit. Di të vuajë, kur ka rezultatin dhe të riniset me lojë direkte. E pashë dy herë te Partizani.
Teura e vuri në presion Partizanin. Duhet të mësohemi me një Partizan “alla-Shehi”. Kur ka rezultatin, qëndron poshtë dhe rrezikon me kundërsulm.



