Siç e kishte njoftuar prej kohësh MCN, portieri Simon Simoni, do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane.
Klubi i Dinamos, ka njoftuar ditën e sotme, shitjen e portierit te skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt.
Marrëveshja mes palëve, ishte arritur prej kohësh, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.
Portieri 18-vjeçar ka firmosur ditën e sotme dhe prej muajit janar, do të bashkohet me skuadrën e Eintracht Frankfurt. Padyshim, kjo është një nga lëvizjet më të bujshme të viteve të fundit nga kampionati shqiptar.



