
Armando Broja do të rikthehet te Chelsea, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit, por nuk pritet të qëndrojë gjatë aty.
Për shërbimet e lojtarit shqiptar, janë të shumta klubet në garë. Së fundmi, thuhet se janë 3 skuadra nga Serie A italiane, që duan të afrojnë Brojën.
Bëhet fjalë për Napolin, Atalantën dhe së fundmi Lazio. Për dy klubet e para, është përfolur prej kohësh për një interesim për Brojën, ndërsa ditën e sotme, në mediat italiane, është raportuar se në garë është futur edhe Lazio.
Thuhet se Chelsea kërkon të paktën 30 milionë euro, për ta lënë të lirë sulmuesin, një shifër jo shumë e lartë kjo, për klubet që e duan.



