
Ermir Lenjani, është rikthyer në futbollin zviceran, aty ku ditën e sotme u prezantua te skuadra e Schaffhausen, e cila militon në kategorinë e dytë.
34-vjeçari ishte pa skuadër nga vera, kur u largua nga turqit e Umraniyespor, ndërsa rikthehet në Zvicër.
Schaffhausen, e cila militon në kategorinë e dytë, renditet në vendin e fundit të renditjes dhe synimi është mbijetesa.
Lenjani, shihet si një lëvizje e rëndësishme në merkato, kjo për shkak të eksperiencës së madhe që ka.



