
Ermal Tahiri, ish-futbollist, zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se katër lojtarë janë gati të firmosin me Tiranën, si afrime në merkato.
Duke folur për rinovimin e trajnerit, Tahiri deklaroi se Orges Shehi e çon ekipin aty ku duhet.
Shehi është trajneri që e çon ekipin aty ku duhet. Gjëja më e mirë është tani se me trajnerin janë edhe katër lojtarë të tjerë që do firmosin me Tiranën. Do jenë katër hyrje të reja, në burimet e mia. Ka filluar puna me rinovimin e trajnerit dhe katër të tjerët janë për të kompletuar ekipin, me lojtarë shumë të mirë.
Shikoj një zhvillim të ri te Tirana, pas humbjes së kampionatit. Vetëm Shehi mund të menaxhonte ato dalje që mund të ishin dhe tani mund të jenë në ekip. Mendoj se mund të bëhen një ekip pretendent për kampion për sezonin e ardhshëm.



