Sfidat e deritanishme në Kupën e Amerikës, ekskluzivitetin e të cilës e ka MCN TV, kanë prodhuar shumë emocione dhe është me rëndësi për tu përmendur se edhe infrastruktura e ka thënë fjalën e saj.
Ndeshja hapëse e 21 qershorit në 02.00 ndërmjet Argjentinës dhe Kanadasë, e vlefshme për grupin A u zhvillua në ‘’ Mercedes Benz ‘’ të Atlantës, i cili ka kapacitet prej 71 mijë vendesh.
E dyta midis Perusë dhe Kilit në 22 qershor në 02.05 u zhvillua në ‘’ ATT Stadium ‘’ në Arlington të Texas, i cili ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh.
Ajo midis Venezuelës dhe Ekuadorit së 23 qershorit në 00.00 iu besua ‘’ Levis’s Stadium ‘’ të Kalifornisë, me një kapacitet prej 68.500 mijë vendesh, ndërsa Meksika dhe Xhamajka u zhvillua në ‘’ NRG Stadium ‘’ të Houstonit në 03.00, me një kapacitet prej 72.220 vendesh.
Pas tyre në 24 qershor, Amerika priti Bolivinë në ‘’ ATT Stadium ‘’ në 00.00, me një kapacitet prej 80.000 vendesh, ndërsa Uruguaj Panama ishte e parashikuar të luhej në ‘’ Hard Rock ‘’ të Floridas në 03.00 , me një kapacitet prej 65.326 mijë vendesh.
Në ‘’ NRG Stadium ‘’ u zhvillua një tjetër sfidë shumë e luftuar ndërmjet Kolumbisë dhe Paraguajit në 25 qershor 00.00 dhe Brazili me Kosta Rikën në 03.00, pjesë të Grupit D matën forcat në ‘’ SoFi Stadium ‘’ në Inglewood të Californisë , me një kapacitet prej 70.000 vendesh .
Ndeshjet e rradhës, ajo midis Perusë dhe Kanadasë në 00.00 iu besua ‘’ Children’s Mercy Parkut ‘’ të Kansas, prej 18.467 vendesh, ndërsa Argjentina e Lionel Messit triumfoi kundër Kilit në ‘’ MetLife ‘’ të New Jersey, prej 82.500 vendesh, të zhvilluara në 26 qershor.
Një ditë më pas zbritën në fushën e ‘’ Allegiant Stadium ‘’ të Las Vegasit Ekuadori dhe Xhamajka në 00.00, me një kapacitet prej 65.000 vendesh ndërsa Venezuela fitoi me Meksikën në ‘’ SoFi Stadium ‘’, e zhvilluar në 03.00.
Në 28 qershor, u luajtën dy ndeshje të tjera, të vlefshme për Grupin C, ajo midis Amerikës dhe Panamasë në ‘’ Mercedes Benz ‘’ në 00.00 , ndërsa Uruguaji shkatërroi Bolivinë 5-0 në ‘’ MetLife ‘’ të New Jersey, e luajtur në 03.00 .
Dy sfida tejet emocionuese ishin edhe ato të dytat e Grupit D në 29 qershor , midis Kolumbisë dhe Kosta Rikës, e cila u zhvillua në ‘’ State Farm ‘’ të Arizonas në 00.00 , ndërsa për Brazilin ishte fatsjellës ai i ‘’ Allegiant Stadium ‘’, ku të besuarit e Dorival Junior rikuperuan paksa terrenin e humbur kundër Paraguajit, ndeshje e luajtur në 03.00.
Ato të rradhës të 30 qershorit, të tretat e Grupit A, do të vejnë përballë Argjentinën dhe Perunë në ‘’ Hard Rock ‘’ të Floridas në 02.00 , ndërsa Kanada Kili zhvillohet në ‘’ InterCo ‘’ të Orlandos në të njëjtën orë, me nje kapacitet prej 25.500 vendesh.

Me 1 korrik Venezuela zhvillon sfidën e tretë të Grupit B Xhamajkën në ‘’ SoFI Stadium ‘’ në 02.00, ndërsa Ekuadori kundër Meksikës do të luhet në ‘’ State Farm ‘’ të Arizonas në 02.00 , me nje kapacitet prej 63.400 vendesh.
Një ditë më pas do ta kenë rradhën përsëri ato të Grupit C, ndëmjet Bolivisë dhe Panamasë në ‘’ Inter Co ‘’ të Orlandos në 03.00 , kurse Uruguaji dhe Amerika do të zhvillohet në ‘’ Arrowhead ‘’ të Kansasit në të njëjtën orë, me një kapacitet prej 76.416 vendesh.
Faza e grupeve do të marrë fund me 3 korrik, me sfidat e Grupit D. Brazili dhe Kolumbia do të masin forcat në ‘’ Levi’s Stadium ‘’ të Californisë, me një kapacitet prej 68.500 vendesh , ndërsa Kosta Rika dhe Paraguaji në ‘’ Qs Stadium ‘’ të Austin në Texas, me një kapacitet prej 20.738 vendesh.
Faza me eleminim direkt, pra çerekfinalet do të zhvillohen në datën 5, 6 dhe 7 korrik respektivisht në ‘’ NRG Stadium ‘’ të Houston me një kapacitet prej 72.220 vendesh, ‘’ ATT Stadium ‘’ të Texasit me një kapacitet prej 80.000 vendesh, ‘’ State Farm ‘’ të Arizonas dhe ‘’ Allegiant ‘’ të Las Vegasit, me një kapacitet prej 65.000 vendesh.
Gjysëmfinalet janë të parashikuara të luhen ndërmjet 10 korrikut dhe 11 korrikut në orën 02.00, në ‘’ MetLife ‘’ të New Jersey me një kapacitet prej 82.500 vendesh dhe ‘’ Bank of America ‘’ të Karolinës së Veriut, me një kapacitet prej 74.867 vendesh.
Pas tyre, e parashikuar të luhet në 14 korrik, do të luhet sfida e vlefshme për vendin e 3-4 në 02.00, gjithashtu në ‘’ Bank of America ‘’ të Karolinës së Veriut.
Ndërsa finalja do të zhvillohet në 15 korrik ora 02.00 në ‘’ Hard Rock ‘’ të Floridas, me një kapacitet prej 65.326 vendesh



