
Prapavija e Atletico Madridit do të marrë një vëmëndje të madhe gjatë merkatos së verës.
Traineri Diego Simeone është i ndërgjegjshëm se largimet e Mario Hermosos dhe Stefan Savic do ti lënë të varfër ‘’ Los Colchoneros ‘’ në këtë pozicion, i cili tashmë ia ka vënë syrin Robin Le Normand.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, drejtuesit e kryeqytetasve kanë përveshur seriozisht mëngët për ta arritur marrëveshjen përpara fillimit të Europianit, edhe pse do të jetë e vështirë për arsye të rëndësisë së mbrojtësit tek Real Sociedadi.

Klauzola e prishjes së kontratës me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ i arrin 50 milionë eurot por spanjollët do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për shifrën e 30 milionë eurove.
Madrilenët në çdo merkato janë treguar të kujdesshëm dhe në rastin konkret i famshmi ‘’ El Cholo ‘’ është i sigurtë se 27 vjeçari do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën e tij.
Robin Le Normand e pret një ndër sfidat më të bukura dhe emocionuese në karrierë siç është Europiani i Gjermanisë, një element i padiskutueshëm në 11-shen e trainerit Luis de la Fuente.
Kapaciteti për të lexuar lojën dhe efikasiteti gjatë sfidave të sezonit vijues ia lartësojnë ndjeshëm figurën Robin Le Normand, prezenca e të cilit i jep shumë siguri numrit një të stolit të ‘’ La Furia Rojas ‘’.



