United informohet për çmimin e Pochettinos

United informohet për çmimin e Pochettinos

Largimi i parakohshëm i Ole Gunnar Solskjaer pas  një sërë rezultatesh zhgënjyese që kanë rrezikuar seriozisht sezonin e Manchester United i ka bërë drejtuesit e anglezëve të veprojnë me shpejtësi për ta zgjidhur këtë situatë emergjente , e cila ka nevojë për një dorë të hekurt  .

‘’ The Red Devilsat ‘’ prej shumë sezonesh kërkojnë që të çojnë përpara projektin që lidhet me fitimin e trofeve të munguar ndër vite dhe pasi nuk arritën të firmosnin me Antonio Conten i cili vendosi për Tottenhamin, janë informuar për çmimin e një tjetër alternative potente .

Argjentinasi Mauricio Pochettino është konsideruar ideali për të ndryshuar historinë tek 20 herë kampionët e Premier Leagues , ekip të cilin e ka patur kundërshtar në të kaluarën kur drejtonte Tottenham Hotspurin .

Eksperienca tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’  ia pasuroi ndjeshëm karrierën 49 vjeçarit i cili për më tepër i dërgoi londinezët në finalen e Champions Leagues kundër Liverpoolit  ku fatkeqësisht dolën me kokën ulur  nga ‘’ Wanda Metropolitano “ .  Interesi për numrin një të pankinës së ‘’ Les Pariziens ‘’ është tepër serioz dhe sipas ‘ Marcas ‘ kjo skuadër ka marrë iniciativën për të paguar klauzolën e prishjes së kontratës me kuq e blutë që arrin 12 milionë eurot. 

Së fundmi tek ish rekordmenët e Ligue 1 është përfolur  për marrjen në dorë të fateve të stolit nga Zinedine Zidane me të cilin Real Madridi arriti të dominojë në mënyrë absolute në të kaluarën  dhe një rikthim në Francë në merkaton dimërore do të ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme në futbollin europian .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy