Kapllanaj: Bylis është si Real Madrid për Kategorinë e Parë

Kapllanaj: Bylis është si Real Madrid për Kategorinë e Parë

Presidenti i Bylis, Besnik Kapallanaj, foli për MCN TV, para supersfidës me Elbasanin.

Kapllanaj deklaroi se kampionati do të jetë i hapur, pavarësisht si del ndeshja e sotme.

Sipas tij, Bylis në Kategorinë e Parë, është si Real Madrid.

Shpresoj që të bëjmë një ndeshje të bukur dhe të prodhojmë spektakël. Duam fitoren.

Edhe pas ndeshjes së sotme, gara do të jetë e hapur. Kemi dhe një fazë për të luajtur. Janë edhe 12 ndeshje në fazën e tretë. Matematika është ende në lojë.

Unë ekipit i them se Bylisi në Kategorinë e Parë është si Real Madrid. Luajmë vetëm për të fituar dhe në çdo ndeshje shkojmë për këtë motiv. Kanë ardhur edhe tifozë nga Elbasani dhe shpresojmë që të fitojmë.

Ballshi është në qytet i vogël dhe mundësitë për t’u përballur me Superligën janë të vogla. Të përballemi me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë është shumë e vështirë, por kur luajmë në Kategorinë e Parë mundësitë për të fituar janë më të mëdha dhe e përballojmë më lehtë.

Duhet ta pranojmë se Bylis dhe Elbasani, kanë bërë më mirë se ekipet e tjera. Kjo nuk do të thotë se kemi bërë mirë tani dhe mund të bëjmë mirë edhe në fazën e tretë. Faza e tretë mbetet për t’u parë, pasi edhe Flamurtari është po aty bashkë me Vorën dhe do të luftojmë të katër ekipet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy