
Pas Liverpoolit një tjetër pretendent ka nisur ofensivën për Xabi Alonson.
Bëhet fjalë për Chelsean, drejtuesit e të cilit po mendojnë për të ardhmen.
Spanjolli mbetet një trainer shumë cilësor dhe duhet theksuar se la gjurmë në të shkuarën tek Bayer Leverkuseni.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ ia kanë hapur dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ i cili ishte pjesë e Liverpoolit si lojtar.
‘’ Të Kuqtë ‘’ kanë patur luhatje të vazhdueshme nën drejtimin e Arne Slot dhe tek një ekip i këtij niveli situata të tilla nuk tolerohen.
Mirëpo puna dhe përkushtimi i ish kampionit të botës dhe Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ meriton duartrokitje, i cili me ‘’ Aspirinat ‘’ uli Bayern Munchenin nga froni i Bundesligës, shkoi deri në finalen e Europa Leagues, fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.
44 vjeçari është tejet ambicioz dhe Premier League mund të jetë nisja e një tjetër eksperience.
Stili i veçantë i lojës dhe kapaciteti për të punuar sidomos me lojtarët e rinj e pozicionojnë si favorit për të drejtuar ish kampionët e Premier Leagues dhe Champions Leagues, aty ku presioni është shumë i madh dhe duhet të jesh në çdo sezon i sukesshëm.



