
Ndeshja në kategorinë e dytë në Norvegji mes Sogndal dhe Stjordals Blink, u ndërpre pasi një futbollist pësoi atak kardiak në fushën e lojës. Bëhet fjalë për mesfushorin islandez, Emil Palsson.
Ky i fundi pësoi atak kardiak në minutën e 12-të të takimit dhe u transportua me urgjencë në spital. Për fat të mirë, klubi i Sogndal njoftoi se gjendja shëndetësore e mesfushorit është e stabilizuar.
28-vjeçari do i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera, për të parë nëse do të rikthehet më në fushat e lojës apo jo.



