
Firmosja me brazilianin Andrey Santos i ka motivuar drejtuesit e Chelseat , të cilët janë të vetëdijshëm se kanë shumë punë për të bërë në funskion të së ardhmes.
Sulmuesi Youssoufa Moukoko prej kohësh po pretendohet edhe nga Barcelona dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan t’ia vështirësojnë katalanasve arritjen e këtij objektivi .
18 vjeçari e ka humbur protagonizmin tek Borussia Dortmundi dhe kjo arsye i ka mjaftuar për të refuzuar rinovimin me gjermanët dhe natyrisht tanimë mund të mendohet vetëm largimi nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’.
6 gola dhe 6 asiste në 22 sfidat e deritanishme është statistika e arritur nga talenti nga Kameruni dhe sigurisht ndërmjet londinezëve dhe ‘’ Blaugranëve ‘’ do të zhvillohet një supersfidë për marrjen e shërbimeve të golashënuesit nga Yaunde.
Një fakt i rëndësishëm është se nëse ‘’ Verdhezinjtë ‘’ nuk do ta arrijnë objektivin , Chelsea dhe Barcelona do të kenë shansin për të marrë shërbimet e Youssoufa Moukoko-s me parametër zero dhe insistimi i tyre tregon se në merkaton e ardhshme verore mund ti japë fund eksperiencës me gjermanët.



