
Taulant Xhaka është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin zvicerian me Bazelin, ç’ka u vërtetua dhe në ndeshjet që mesfushori luajti me Kombëtaren shqiptare – ku pavarsisht humbjes Xhaka ishte ndër më të mirën në fushën e lojës.
Kjo performancë e mirë e Taulant Xhakës, ka dhënë dhe efektet e saj ku kanë nisur menjëherë interesimet për lojtarin kuqezi.
Ekipi nga Premier League, Newcastle, ka nisur kontaktet me Xhakën për një kalim të tijin në merkaton e janarit.
Sipas asaj që raporton portali “Newcastletools” mesfushori shqiptar mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Rafael Benitez i cili u ka kërkuar drejtuesve të qymyrxhinjëve, përforcime cilësore për t’i shpëtuar rënies.
Vlera e Taulant Xhakës në merkato për momentin kap shifrën e 3 milionë eurove.
Nëse finalizohet tratativa, Taulant Xhaka do të kalojë në të njëjtin kampionat si vëllai i tij Granit Xhaka, lojtar që militon me përfaqësuesen e Zvicrës.



