
Drejtor programacionit në MCN TV, Maurizio Palladino, u shfaq shumë i lumtur për triumfin e Italisë në finalen e Europianit. I ftuar në emisionin “Euro Zone”, Palladino u shpreh se nuk i ndoqi penalltitë, duke shtuar më tej se italianët janë mësuar të fitojnë me vuajtje.
“Jam euforik. Te penalltitë u mbylla diku dhe nuk i ndoqa. I hapa i lexova në fund kush i kishte shënuar dhe kush i shënoi. Do jetë një natë e madhe kjo e sotmja. Nuk më kanë pëlqyer disa gjëra për anglezët. Kanë vërshëllyer himnin, në stadium ishin shumë pak tifozë italianë. Italia është mësuar të vuajë. Fiton gjithmonë duke vuajtur. Pashë dy Itali të ndryshme, atë të talenteve, por kur Mancini zëvendësoi këta, u frikësova, por ishte përsëri Italia me personalitet. Duke parë golin e shënuar të Italisë, erdhi nga Bonucci, por ishte Verrati që aq i shkurtër dhe e gjuajti me kokë.", u shpreh Palladino.



